Lajmet e fundit

Në një studim të fundit në SHBA, është thënë se ajri i ndotur është më i dëmshëm se pirja e duhanit për gratë shtatzëna.
Gratë që presin të bëhen nëna, kanë rrezik të madh ndaj komplikime nga ekspozimi ndaj tymit të makinave dhe mbetjeve industriale. Marrja në sasi të madhe e këtyre elementëve ndotës të ajrit rrit rrezikun për presion të gjakut gjatë shtatzënisë, sipas studimit.
Dr Xiaohui Xu, profesor i epidemologjisë në “Public Health and Health Professions and Medicine”, ka thënë se zhvillimi i fetusit është shumë i ndjeshëm ndaj faktorëve mjedisor.
“Për këtë arsye ne duam të bëjmë hulumtimin. Hipertensioni në veçanti është i lidhur me sëmundjet dhe vdekshmërinë, duke shkaktuar shumë probleme për nënën dhe fetusin, duke përfshirë dhe lindjen e parakohshme”.