Lajmet e fundit

Sëmundja e veshkave është sëmundja e fundit që është lidhur me ndotjen e ajrit, duke u bazuar në një studim të realizuar nga Shoqata Amerikane e Nefrologjisë.
Gjetjet e këtij raporti tregojnë që ajri i ndotur, edhe grimcat më të vogla, dëmton veshkat.
Grimcat e ndotura të cilat i përthithim futen në sistemin e qarkullimit të gjakut, dhe veshkat të cilat e filtrojnë gjakun, dëmtohen nga po këto grimca.
Më parë studiuesit kanë treguar për ndikimin e ajrit të ndotur në sëmundje të zemrës, astmë, kancer e sëmundje pulmonare.