Lajmet e fundit
Mbrojtësi shqiptar ka refuzuar tri oferta, me dëshirën që të mbetet tek Torino dhe të fitojë një pozitë titullari

Arlind Ajeti ende nuk ka mundur që të debutojë në kampionat me Torino, por vetëm një ndeshje në Kupën e Italisë ndaj Pisa.
Pescara, Crotone dhe Empoli janë interesuar për huazimin e 23-vjeçarit.
Të tri këto skuadra, që janë në garën për mbijetesën në elitën e futbollit italian dhe Ajeti do ta kishte të sigurt vendin e titullarit.
Por, sipas asaj që shkruajnë mediat italiane pranë klubit torinez, Ajeti është i vendosur t’i luaje të gjitha kartat për të qëndruar dhe fituar një vend titullari.