Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Shqipërisë nuk do të tranferohet tek skuadra zvicerane, siç qe raportuar më parë.

Megjithëse qe raportuar si punë e kryer, transferimi i Arlind Ajetit tek skuadra St. Gallen nuk është realizuar.
Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra zvicerane, duke thënë se Ajeti nuk është lojtar për këtë skuadër.
"Arlind Ajeti nuk ka kontratë me skuadrën tonë. Ne e njohim Ajetin dhe ai na njeh ne, por Ajeti nuk është lojtar i moshës dhe pozitës që nuk intereson ne" ka thënë një zëdhënës i skuadrës zvicerane.