Lajmet e fundit

Ajax Amsterdam dhe Totenham Hotspur janë ekipet e para që kalojnë në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve për edicionin 2018/2019.
Holandezët shënuan fitore si mysafirë në "Santiago Bernabeu" kundër Realit të Madridit me rezultat 4 me 1.
Golat për Ajaxin i shënuan Ziech, Neres, Tadic, dhe golin më të bukur e shënoj Lasse Schone nga goditja e lirë, kurse golin e vetëm për "mbretërit" e shënoi Asensio.
Rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve është 3 me 5, duke i mundësuar holandezëve të kalojnë në fazën tjetër.
Në ndeshjen tjetër në "Signal Iduna Park" Totenhami shënoi fitore me rezultat minimal 1 me 0.
Për anglezët golin e shënoi Harry Kane, duke ia përforcuar rezultatin në 4 me 0 nga dy ndeshjet.