Lajmet e fundit

Ajax ka shënuar fitore të thellë si mysafir i Feyenoord në javën e nëntë të Eredivisie.
Huntelaar kaloi mysafirët në avantazh në minutën e 50-të, ndërkaq vendësit dështuan fillimisht ta barazojnë rezultatin në minutën e 56-të kur Jorgensen nuk shënoi nga pika e bardhë, por më pas e arritën këtë dy minuta më vonë përmes golit të Toornstra-s.
Por Ajax vulosi fitoren në derbi me golat e Dolberg (72’,90’) dhe de Jong (89’).