Drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka bërë të ditur se pak minuta përpara se të nisë ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, stadiumi nuk është mbushur akoma.
Sipas Sadikut, arsyeja që s’është mbushur stadiumi janë masat e rrepta të sigurisë që po aplikohen nga policia.
“Ende nuk është mbushur stadiumi plotësisht, edhe pse ka 30 minuta deri te fillimi i ndeshjes. Masat e sigurisë e kanë bërë të veten pasi ka një kontroll të rreptë me të gjithë ata që futën në stadium”, tha Sadiku, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, gazetari Blendi Fevziu tha se ndeshja e 2014-ës e ka mprehur tensionin e përballjes mes të dy kombëtareve, teksa lavdëroi sjelljet e tifozëve shqiptarë.
“Ndeshja e 2014-ës e ka mprehur tensionin e përballjes mes dy kombëtareve. Tensioni është i madh por sjellja e tifozëve shqiptarë është shumë më korrekte sesa e tifozëve serbë në vitin 2014”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=QcKC629aHr8
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.