Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima e ka pranuar për herë të parë se është e dashuruar.
Në emisionin “Sol”, Kokëdhima tha se gjendet shumë mirë, ndihet e dashuruar e madje ndihet se është në një moment të mirë të jetës së saj.
“Këtë vit ndoshta do të ndodhin ndryshime të tjera të rëndësishme”, tha tutje këngëtarja, transmeton Klankosova.tv.
Siç duket, Besa këtë vit do të kurorëzojë dashurinë me martesë.
“Ai është magjik. Përputhemi me të gjitha, megjithëse është një histori e komplikuar dashurie. Ai është unik”, tha ndër të tjera artistja për burrin që ia rrëmbeu zemrën.
Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=p82iMphxDIk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.