12.03.2021 · përditësuar para 1942 dite1 min lexim
Komuna e Prishtinës ka bërë prezantimin e projekteve ideore për Sallën Koncertale që pritet të ndërtohet deri në vitin 2023.
Kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se beson që javën e ardhshme do të bëhet përzgjedhja e projektit në fjalë, njofton Klan Kosova.
"Ne duhet ta instalojmë kulturën e konkurseve nëpër çdo institucion. Duke u bazuar në komision profesional që kemi, ju garantoj se përzgjedhja do të jetë më e mira".
"Unë kam pritur numër më të madh të propozimeve, por me të vërtetë jam i kënaqur me këto projekte ideore".
"Besoj se javën e ardhshme do të bëhet përzgjedhja dhe pastaj do të mund të tregojmë se kush e ka fituar".
"Gati se secila prej tyre kanë bashkëpunuar me firma apo zyra të jashtme dhe kjo e katërta ka ardhur prej Zvicrës".
"Prishtina mund për dy vjet ta përfundojë këtë sallë dhe të jetë e gatshme për përdorim".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.