Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të ish-kryetari të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbit.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se Pëllumbi ishte një figurë e respektuar e mendimit politik dhe akademik shqiptar, nga i cili, shton ai, u mësua vlera e dialogut, urtësisë dhe kompromisit në shërbim të proceseve demokratike, transmeton Klankosova.tv.
“Profesori la gjurmë të pashlyeshme në jetën publike shqiptare, duke kontribuar me përkushtim në ndërtimin e kulturës së mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Nga ai mësuam se sfidat kapërcehen përmes fjalës, respektit dhe vizionit për të ardhmen”.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Profesor Servet Pëllumbin. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e memories sonë kolektive”, ka shkruar Ahmeti.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.