Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka reaguar për protestën për drejtësi që u mbajt sot në Hagë.
Ahmeti tha se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare, e mbështetur nga bota demokratike.
"Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia", deklaroi ai transmeton Klankosova.tv.
"Lavdi UÇK-së dhe luftëtarëve të saj!", shtoi ai.
Reagimi i plotë:
Protestë për drejtësi në Hagë!
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.
Sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet!
Lavdi UÇK-së dhe luftëtarëve të saj!
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.