Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu është drejtuar sonte nëpërmjet rrjetit social Facebook qytetarëve pasi që kryeqyteti zyrtarisht është karantinuar.
Ahmeti ka apeluar sërish që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi pasi që ditët në vijim janë më të vështira, njofton Klan Kosova
“Ditët në vijim janë më të vështira, e kuptoj që nganjëherë nuk pyetemi ne si komunë por i përcjellim rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, e kuptojmë që këto rekomandime dalin natën pasi atëherë bëhen testimet dhe duhet vepruar menjëherë dhe të gjitha këto mund të shfaqin konfuzitet, mirëpo sonte e ka kuptimin tre herë më të madh sesa rastet tjera”.
“Nuk ka rrugë tjetër por me qëndruar në shtëpi, nuk ka kuptim që të lodhemi në ditët e fundit kur pritet të rritet numri i të infektuarve, në rast se i doni të afërmit e juaj mos i vizitoni mirëpo folni me ta nëpërmjet telefonit”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti poashtu falënderoi qytetarët që kanë respektuar rekomandimet si dhe tregoi se personat e infektuar sot janë të izoluar.
“Personat e infektuar janë në izolim dhe nuk do të kenë kontakt me tjerët më, tani do të flasim me ta se me kë kanë pasur kontakt më parë për të ditur se cilat mund të jenë rastet e kontaktit”.
Ahmeti mes tjerash tregoi se nga e hëna në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë mund të merren masa të reja për qytetarët.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.