Ish-ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se Kosova ka degraduar në pozicionin e saj karshi Bashkimit Evropian.
“Derisa shtetet e tjera në rajon janë duke avancuar, Kosova lëre që nuk ka metë në pikën ku ka qenë, por edhe ka degraduar në pozicionin e vet në raport me BE-në”, ka thënë Ahmetaj në Info Magazine të Klan Kosovës.
Madje, sipas Ahmetajt, shanset për qëndrueshmëri politike janë fare të vogla për shkak të, sipas saj, kryeneçësisë së kryeministrit Albin Kurti.
“Prandaj, shanset që ne të arrijmë një stabilitet politik, uroj që të jem gabim, por janë minimale”.
“Me këtë kryeneçësi dhe me këtë ego të së qenit në krye të shtetit, apo në krye të të gjitha institucioneve, dyshoj shumë se ne e kemi një të ardhme, në afat të shkurtër, të ndritur dhe që mund të avancojmë më tutje drejt integrimit evropian”, deklaroi ish-ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj.
https://www.youtube.com/watch?v=CeoMLEiTyhA
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.