Manchester United ka pësuar humbje nga Brentfordi në xhiron e gjashtë të Premier Ligës.
Igor Thiago bombardoi portën e Altay Bayindirit dy herë, shpejt, në minutat 8’ dhe 20’.
Benjamin Sheshko ngushtoi epërsinë në minutën e 26-të.
Djajtë e Kuq patën shans të artë për të barazuar por Bruno Fernandesi humbi penaltinë në minutën e 76-të.
Mathias Jensen shoi shpresat e mysafirëve për të marrë së paku një pikë kur shënoi për 3:1 në minutat shtesë.
Unitedi kështu zë vendin e 13-të me vetëm shtatë pikë, e Brentfordi është dy vende më lart se ta, por me të njëjtat pikë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.