Lajmet e fundit

Sergio Aguero ka thënë se e ka në plan që ta lërë Manchester City-n kur kontrata e tij të përfundojë në vitin 2019, shkruan goal.com, transmeton Klan Kosova.
27 vjeçari e kishte filluar karrierën e tij profesionale në ekipin Independiente përpara se në vitin 2006, të largohej nga Atletico Madrid, skuadra ku kishte luajtur si fëmijë.
Ai nuk e ka harruar ekipin ku i kishte bërë hapat e parë prej futbollisti, dhe për këtë arsye po mendon që karrierën e tij ta përfundojë aty ku e nisi.
“Gjithmonë kam thënë se dua të kthehem në Independiente, dhe do ta bëj”, ka thënë argjentinasi.
“Do të shkoj në Independiente kur kontrata ime me City-n të përfundojë”.