Trajneri i Manchester City-it, Pep Guardiola, ka folur për Sergio Agueron, dhe ka theksuar se ai duhet ta kuptojë rëndësinë e tij në Manchester City, shkruan Goal.com, njofton Klan Kosova.
Guardiola ka thënë se Aguero është po aq i mirë se Lionel Messi, Luis Suarez dhe Cristiano Ronaldo.
“Brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit ai është në të njëjtin nivel”, tha Guardiola.
“Por ai duhet të bindë. Ai është një nga futbollistët më të këndshëm që kam trajnuar ndonjëherë. Është kënaqësi për mua të punojë me lojtarë të mirë si Sergio, por ai duhet ta kuptojë sa i mirë është dhe duhet ta kuptojë sa shumë kemi nevojë për të”.
“Ai duhet të provojë. Nuk është në pyetje sa shumë shënon, sepse ne jemi të lumtur me aq sa po shënon”.
“Kur ai është mirë, gjithçka mund të ndodhë në ekipin tonë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.