Lajmet e fundit
Argjentinasi e ka idolizuar sulmuesin qysh i ri për shkak të konstruktit të tij trupor, gjë që thotë ta ketë çuar në pëlqimin e tij.

Sergio Aguero ka thënë se e ka pëlqyer Liverpoolin qysh i ri dhe Michael Owen ka qenë lojtari i tij i preferuar.
27 vjeçari, që pritet të kthehet nga lëndimi në përballjen me Arsenalin në muajin dhjetor, ka shkëlqyer në Premierligë që nga transferimi i tij nga Atletico Madridi në korrik të vitit 2011, duke shënuar 85 gola në 129 ndeshje.
Dhe Aguero e pranon se ai gjithmonë e ka pëlqyer lojën e asit të Liverpoolit, Michael Oëen.
“Gjithmonë më ka pëlqyer Premierliga, qysh si fëmijë”.
“Më ka pëlqyer Liverpooli sepse më pëlqente Michal Owen".
"Ai ishte shtatshkurtër, ndaj identifikohesha me të kur isha i ri”.