Lajmet e fundit
Merret vesh që Blutë janë destinacioni i preferuar i Messit nëse vendos të largohet nga Camp Nou, por miku i tij i vjetër mendon se kjo ka pak gjasa të ndodh.

Sergio Aguero nuk beson se Manchester City ka gjasa që të nënshkruajë me Lionel Messin, paçka se do t’i pëlqente shumë që kjo gjë të ndodhte.
Aguero dhe Messi janë miq qyshkur dhe kanë kaluar së bashku nëpër rangjet e të rinjve të Argjentinës, por nuk kanë luajtur kurrë për të njëjtin klub.
Messi është i pakënaqur me taksat në Spanjë, diçka që luan rol të madh në vendimet për të ardhmen, por Aguero beson se bashkëkombasit të tij i pëlqen skuadra ku laun dhe nuk do të largohet që aty.
“Nëse ai dëshiron, le të vijë”.
“Por mendoj që vështirë se ai do të largohet nga Barcelona sepse aty ka luajtur që i ri”.
“Shpresoj që ai të jetë me ne, por është vendim i tij dhe unë mendoj se atij i pëlqen pozita e tij tek Barcelona”.