Lajmet e fundit

Sulmuesi, Sergio Aguero, ka paralajmëruar largimin e tij nga Manchester City.
Kjo sipas tij do të ndodhë në vitin 2020. Nga aty ai planifikon të kthehet në klubin e fëmijërisë, Independiente, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.
Përfaqësuesi i Argjentinës, karrierën e nisi pikërisht në shtetin e tij në skuadrën e Independiente më 1997, për tu larguar në drejtim të Atletico Madrid nëntë vjet më pas.
29 vjeçari që prej kur u bashkua me Manchester City – me të cilin ka kontratë deri më 2020, e ka ndihmuar klubin për të fituar dy tituj të Premier League që nga 2011-ta, ndërkaq ata janë rrugës që edhe sivjet ta fitojnë titullin e kampionit në Angli.
Duk folur rreth lëndimit në gju që e la jashtë ndeshjeve ndërkombëtare, Aguero ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyet në Estadio Libertadores de America, sapo që të përfundojë kontrata e tij me blutë.
“Kontrata ime me Cityn skadon më 2020, atëherë do të kthehem në shtëpi – në Independiente”, ka thënë ai.