Lajmet e fundit
Lideri i Premierligës do të luajë pa pesë lojtarë kyç në Britannia Stadium, ndërsa Joe Hart kthehet si titullar.

Sergio Aguero dhe Yaya Toure janë dy yjet e fundit të skuadrës që merret vesh se nuk do të luajnë të shtunën ndaj Stoke City.
Ata u janë bashkuar Vincent Kompanyës, Eliaquim Mangalas, Samir Nasrit dhe Pablo Zabalestas, ndërsa janë kthyer në formacion Joe Hart, Fernando dhe Jesus Navas.
Aguero ka problem me thembrën, ndërsa Toure ka një lëndim muskulor që ia pamundëson të paraqitet të shtunën.
“Joe ka punuar të enjten dhe të premten pa probleme, ndaj do të jetë i ftuar”, ka thënë Pellegrini
“Nuk e di nëse Kun do të jetë i gatshëm. Ai është duke u shëruar nga lëndimi i thembrës, por është duke ndjerë ende dhimbje, me raste”.
“Ne nuk varemi nga dy ose tre lojtarë. Kemi rreth gjashtë futbollistë të lënduar, por kemi ecur tutje në gara”.
“Do të jetë ndeshje e vështirë ndaj një skuadre të vështirë”.