Lajmet e fundit

Piktori Agron Saliu ka hapur në Vjenë të Austrisë ekspozitën e tij të tretë ndërkombëtare.
Pas suksesit të ekspozitës personale në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, Agron Saliu ka qenë i ftuar për ta paraqitur të njëjtën ekspozitë në galerinë “Kunstraum Wien Mitte” në Vjenë të Austrisë.
Në këtë ekspozitë Agroni paraqitet me 12 punime, ndërkohë ekspozita është e hapur deri më 18 korrik.
Piktori shqiptar nga Tetova në punimet e tij kryesisht ka pasqyruar portretin e gruas.
Saliu, tashmë përpos ekspozitave të tij në Maqedoni dhe rajon ai është prezantuar me punën e tij artistike edhe në vende të ndryshme të Evropës si në Paris e Berlin.
Agron Saliu ka lindur në vitin 1984 në Tetovë. Ai u diplomua në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Fakultetin e Arteve me fokus në pikturë./ albinfo.ch