Lajmet e fundit

Agon Myftari është zgjedhur drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Këtë e bëri të ditur për Klan Kosovën, vetë Myftari.
Ai tha se u njoftua për zgjedhjen e tij nga Këshilli Drejtues.
Lumnije Sopi. Agon Myftari, Naser Shatrolli, Florie Bajoku, Saranda Elshani dhe Gazmend Haxhiu ishin kandidatët që kishin konkurruar për pozitën e drejtorit artistik në Teatrin Kombëtar.
Teatri Kombëtar aktualisht drejtohet nga ushtruesja e detyrës së drejtorit, Lumnije Sopi pasi kohë më parë ishte shkarkuar drejtori i përgjithshëm dhe ai artistik.