Në episodin e fundit në "Podcast Lifestyle me Gonxhen", i ftuar ishte Agon Fehmiu, magjistër i gazetarisë dhe komunikimit, ish-basketbollit i kohërave më të vështira të Kosovës, si dhe themeluesi i shkollës së parë private në historinë e basketbollit të Kosovës.
Fehmiu, i cili që nga viti 2018 është pjesë e platformës televizive Art Motion, ka rrëfyer gjithë udhëtimin e tij në këtë platformë dhe punën e madhe që është bërë për ta rikthyer përsëri në vëmendje të shikuesve sportin e tij të zemrës, basketbollin.
Në lidhje me incidentet në mes të tifozëve, ai ka deklaruar se është obligim i klubeve dhe lojtarëve të përçojnë mesazhe tek tifozët e tyre për t’i ulur tensionet e mundshme, përderisa ka kërkuar që të mos ofendohen as komentuesit e këtyre ndeshjeve.
Rrëfimin e plotë rreth jetës dhe punës së tij, mund ta ndiqni në linkun më poshtë;
https://www.youtube.com/watch?v=A1lN8BRr_V0
●●●
OSSHKRIMI NGA
Ora Shtatë
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.