Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi, në një moshë shumë të re.
Në reagimin e AGK-së theksohet se Elifja kishte përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar në media të ndryshme, ndërsa vitet e fundit kishte shërbyer si zëdhënëse e KF Drita në Gjilan, transmeton Klankosova.tv.
“AGK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën”, thuhet në reagim.
https://klankosova.tv/e-dhimbshme-vdes-ne-moshe-te-re-zedhenesja-e-fc-drites/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.