Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është shprehur thellësisht i shqetësuar për vendimin e menaxhmentit të Transmetuesit Publik, RTK për të mos vazhduar kontratat e punës për dy gazetare, Hana Marteti dhe Edina Avdiu.
AGK-ja, përmes një reagimi në Facebook, shkruan se mosvazhdimi i angazhimit të tyre në RTK, lidhet direkt me punën e tyre profesionale dhe mosgatishmërinë për t’iu nënshtruar presionit dhe për të bërë kompromise në raportim profesional.
“Mosvazhdimi i kontrateve pa vlerësimin e punës i ka të gjitha shenjat e një vendimi të planifikuar më parë dhe hakmarrës për gazetaret, duke përfshirë faktin që menaxhmenti ishte në dijeni për shtatzëninë e zonjës Avdiu. Kjo është një praktikë e dëmshme dhe e që minon besimin e publikut në RTK”, shkruhet në reagim.
AGK-ja thotë se shpreh solidaritet të plotë me koleget Marteti dhe Avdiu, dhe do t’ju ofrojë ndihmë ligjore, për të sfiduar këtë vendim./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.