Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, e cila pengoi fizikisht gazetaren e Klan Kosova, Vesa Hoda, teksa ajo po e pyeste lidhur me çështjen e “24 hektarëve të Manastirit”.
Sipas reagimit të AGK-së në Facebook, kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe mediave.
AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit që mos krijojnë pengesa, por të lejojnë gazetarët dhe mediat që të bëjnë punën e tyre në kërkim të përgjigjeve për tema të interesit publik", thotë AGK./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.