Një nga agjentët më të shquar të futbollit në botë, Jonathan Barnett, është bërë subjekt i një hetimi penal në Londër.
Sipas The Times, agjenti i futbollit akuzohet për përdhunimin dhe torturimin e një gruaje të cilën dyshohet se e mbante si "skllave seksi", transmeton Klankosova.tv
Viktima e supozuar pretendon se është sjellë nga Australia në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2017 dhe është mbajtur deri në vitin 2023.
Ajo deklaron se Barnett e përdhunoi të paktën 39 herë. Agjenti i mohon me forcë akuzat, duke këmbëngulur se marrëdhënia ishte konsensuale dhe se ai i pagoi gruas mbi 1 milion paund pasi u ndanë.
Barnett është aktualisht i liruar me kusht ndërsa hetimi vazhdon. Policia nuk ka zbuluar detaje të mëtejshme, por çështja ka shkaktuar tashmë protesta të konsiderueshme publike në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të profilit të lartë të të akuzuarit.
Jonathan Barnett veproi si ndërmjetës në transferimin rekord të Gareth Bale te Real Madridi në verën e vitit 2013, kur Tottenham mori 100 milionë euro për uellsianin.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.