Lajmet e fundit

Agjenti i mesfushorit Marcelo Brozoviq fajëson Miralem Pjaniq për dëmtimin e Brozoviq në gishtin e këmbës së djathtë.
Miroslav Bicaniq nuk ka hezituar ta drejtojë gishtin kah Pjaniq për këtë cështje.
“Marcelo më tha se u detyrua të linte fushën pikërisht për shkak të atij dëmtimi. Pjaniq ia shkeli gishtin dy herë, gjatë pjesës së parë dhe gjatë pjesës së dytë”.
Brozoviq do të qëndrojë jashtë fushave dy deri në tre javë dhe nëse konfirmohet afati maksimal, atëherë ai mund të humbasë edhe ndeshjen kundër Romës në San Siro.