Lajmet e fundit
Sulmuesi argjentinas vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga Serie A, por agjenti i tij, që është njëkohësisht edhe vëllau i tij e ka mohuar këtë gjë.

Gonzalo Higuain nuk planifikon të largohet nga klubi, ka thënë agjenti i tij.
Argjentinasi ka shënuar 11 gola në 15 ndeshje nën urdhrat e Maurizio Sarrit këtë edicion, derisa skuadra nga San Paolo po kalon gjithashtu nëpër një formë të mirë.
Higuain, që ka qenë i lidhur me një largim nga Italia, mbetet i përfolur si një nga caqet e skuadrës nga Premierliga, Chelsea.
“Jemi duke kaluar nëpër periudhë të mirë tek Napoli”.
“Kam qenë në Argjentinë për pesë muaj, nuk kam udhëtuar në tentim për ta transferuar vëllaun”.
“Nëse nesër një klub arrin marrëveshje me De Laurentiisin do të ishte gjë tjetër, por deri atëherë asgjë nuk ndryshon”.
“Nuk planifikojmë të ardhme diku tjetër”.