Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Juventus, Patrice Evra duhet që edhe më tej të qëndrojë në këtë klub pavarësisht se është i lidhur me një kalim në Manchester United dhe Valencia.
Këtë e ka thënë agjenti i francezit i cili ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në fund të sezonit, por që mesa duket ai mund të largohet nga kampioni i Serie A në afatin e janarit.
35 vjeçari është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e tyre të ligës kundër Bologna të dielën, pavarësisht se mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro mungon për shkak të lëndimit.
“Nuk është e sigurt nëse ai do të largohet nga Juventus”, ka thënë Pastorelli për Juvenews.eu.
Më tej ka shtuar se “Do të shohim në ditët ën vijim se çfarë do të ndodhë”.
Evra ka pasur probleme me paraqitjet në këtë sezonë, duke bërë vetëm gjashtë paraqitje për Juven në ligë, po ashtu ka qenë titullar edhe në të gjashtë ndeshjet në Champions League./Klan Kosova/