Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar në lidhje me agjendën e Kombëtares së Kosovës në prag të ndeshjes me Andorrën, që është e dyta në kuadër të kualifikimeve për Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet të martën mbrëma nga ora 20:45 dhe do të transmetohet në Klan Kosova, ndërsa nga stadiumi do të jepet edhe emisioni para dhe pas ndeshjes.
Para kësaj, gjatë ditës së hënë është paraparë kjo agjendë:
Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës – ora 17:00, ku do të paraqitet selektori i Kosovës Alain Giresse.
Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës – ora 17:30.
Konferenca për media e Kombëtares së Andorrës – ora 18:15.
Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Andorrës – ora 19:00.
Aktivitetet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Stërvitjet janë të hapura për media 15 minuta.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.