Lajmet e fundit

Agjencia e Mbrojtjes Civile, thotë se të paktën 82 persona nga personeli janë vrarë dhe mbi 720 të tjerë janë plagosur, në sulmet izraelite në të gjithë Gazën, që nga 7 tetori i vitit të kaluar.
Ajo në një deklaratë tha se ushtria izraelite se ka shënjestruar në mënyrë rutinore objektet dhe automjetet e mbrojtjes civile gjatë ofensivës së saj në enklavën palestineze.
Agjencia akuzoi Izraelin për "pengimin e qëllimshëm të përpjekjeve humanitare që synojnë shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e civilëve", raporton Trtworld.com, përcjell Klankosova.tv.
Sipas agjencisë, ekipet e mbrojtjes civile kanë arritur të nxjerrin trupat e 35 mijë njerëzve, ndërsa rreth 10 mijë njerëz mbeten të bllokuar nën rrënoja.
Ajo tha se mungesa e karburantit dhe sulmet izraelite pengojnë ekipet e mbrojtjes civile që t'u përgjigjen mijëra thirrjeve emergjente.
Izraeli ka hedhur rreth 85 mijë ton eksploziv në Gaza, duke shkatërruar më shumë se 80 për qind të infrastrukturës urbane dhe 90 për qind të infrastrukturës së përgjithshme, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile.
"Rreth 17 përqind e këtyre municioneve mbeten të pashpërthyera," paralajmëroi ajo.