Lajmet e fundit

Diaspora e Kosovës po konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e rezultateve të zgjedhjes së 28 dhjetorit.
Në emisionin “Ora Shtatë”, moderatori Sabri Agimi tha se mërgata ka pasur dhe pati rol të rëndësishëm në këto zgjedhje, transmeton Klankosova.tv.
“Diaspora ka luajtur rol të rëndësishëm gjithmonë. E ka luajtur edhe kësaj radhe. Nuk e mendoj që është keq që diaspora erdhi dhe votojë, por mendoj se njerëzit e vendit duhet ta marrin më seriozisht çështjen e votës”, tha Agimi.
Ndërkohë edhe aktivisti Ismet Krasniqi ishte i pajtimit që vota e bashkatdhetarëve pati ndikim të drejtpërdrejt në rezultat.
“Nëse 50-60 mijë e diasporës kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, i bie që kanë ndikim të drejtpërdrejt në rezultat”, tha Krasniqi.