Afrika regjistroi më shumë se 251 mijë raste të reja me COVID-19 javën e kaluar, një rritje prej 20 përqind krahasuar me shtatë ditët e mëparshme.
Kjo është java më e keqe e regjistruar për kontinentin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përcjell Klankosova.tv.
Shkalla e vaksinimit mbetet e ulët, me më pak se 2 përqind të afrikanëve të vaksinuar plotësisht.
OBSH parashikon që vala e tretë e infeksioneve të tejkalojë kulmin e së dytës, raporton The Economist.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.