Afrika Jugore e ka raportuar vdekjen e pesë pacientëve që ishin duke u trajtuar nga koronavirusi, që është shifra më e lartë e raportuar gjatë një dite deri më tani.
Vdekjet e fundit janë konfirmuar të mërkurën duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në këtë vend në 18, transmeton Klan Kosova.
Afrika Jugore ka të konfirmuara 1845 raste me koronavirus. Vendi është në një bllokim 21 ditor i cila përfundon më 16 prill.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.