Tetë persona kanë vdekur dhe një fëmijë është lënduar të premten kur një shtëpi u shemb në Kabul pas një tërmeti në Afganistan, tha Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive.
Tërmeti me magnitudë 5.9 goditi rajonin Hindu Kush të Afganistanit të premten, tha Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ), transmeton Klankosova.tv.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 177 kilometra, tha GFZ.
Dridhje të forta u ndjenë në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, Kabul në Afganistan dhe kryeqytetin Indian, Neë Delhi, sipas dëshmitarëve të Reuters.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.