Më shumë se 114 milionë euro ka importuar rrymë Kosova gjatë vitit 2024.
Prej tyre 50 milionë janë blerë vetëm për muajin dhjetor. Blerja e rrymës nga jashtë ka pasur kosto edhe më të lartë për vitet paraprake.
Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë del se vetëm në katër vjetët e fundit, gjatë qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Kosova ka importuar rrymë me vlerë prej afër 600 milionë eurove.
Një fakt tjetër është se ka pasur muaj kur çmimi për megavat rrymë është paguar më shtrenjtë për transport sesa që ka kushtuar rryma si produkt.
https://www.youtube.com/watch?v=wvfah65YckE
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.