Barcelona ka pranua një kërkim falje nga Asociacionit i Futbollit të Argjentinës pasi që trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza, ka kritikuar ekipin spanjoll se po e mundojnë tej mase Lionel Messin, njofton Klan Kosova.
Superylli u inkuadrua në lojë edhe në barazimin e fundit të Barcelonës 1:1 kundër Atletico Madrid-it në Camp Nou.
Më vonë Barcelona njoftoi se 29 vjeçari do të mungojë për tre javë dhe ka një lëndim më serioz.
Bauza tha se Barcelona kërkonte që në angazhime me kombëtaren Messi të kursehet, ndërsa vet Luis Enrique nuk po bënë diçka të tillë.
Dhe tani federata e futbollit të Argjentinës po kërkon t’i ulin tensionet duke dërguar edhe kërkim falje.
“Federata ka kontaktuar me Barcelonën për të kërkuar falje për komentet e menaxherit rreth lëndimit të Leo Messit”, ka shkruar zëdhënësi i Federatës, Josep Vives.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.