Lajmet e fundit

Edhe pse Steven Tyler, vokalisti i rok grupit “Aerosmith” kishte thënë se ndoshta bendi do të organizonte një turne lamtumirës vitin e ardhshëm, Joe Perry kitaristi i grupit ka thënë se po e konsiderojnë vetëm si një opsion.
“Një turne përshëndetës është diçka për të cilën kemi biseduar që ta bëjmë që disa vjet, le të themi këto pesë vitet e fundit”, ka thënë Perry për revistën amerikane Rolling Stone, transmeton Klan Kosova.
“Është diçka për të cilën me grupin kemi biseduar dosa herë. Në këtë pikë, asnjëri nga të pestit nga nuk ka qenë në gjendje të thotë: Po tani është koha që ta bëjmë një koncert”. Një turne lamtumirës, definitivisht nuk është diçka e konfirmuar”.
Në vend se të mendojnë për fundin, kitaristi thotë se bendi po bëhet gati për një turne në Amerikën Jugore gjatë kësaj vjeshte. E nga atje, do të diskutojnë për të ardhmen e grupit.
Rok bendi amerikan “Aerosmith”, kanë pushtuar skenën e rokut në Amerikë që nga viti 1970, dhe 1ë 46 vjet ata nuk janë ndalur së bëri muzikë.
Ishte kitaristi Joe Perry dhe basisti Tom Hamilton ata që e themeluan bendin e më pas me ta u bashkua bateristi Joey Kramer dhe lokalisti Steven Tyler.