Fluturimet në aeroportin e Heathrow të Britanisë filluan sërish vonë të premten pasi një zjarr shkatërroi furnizimin me energji elektrike dhe mbylli aeroportin më të ngarkuar të Evropës gjatë ditës, duke bllokuar mijëra pasagjerë dhe duke shkaktuar trazira të udhëtimeve në mbarë botën.
Heathrow tha se ekipet e tij kishin punuar pa u lodhur për të rihapur aeroportin e pestë më të ngarkuar në botë, pasi ai u detyrua të mbyllej plotësisht pasi një zjarr i madh përfshiu një nënstacion afër aeroportit të enjten mbrëma, dhe udhëtarëve u tha të qëndronin larg.
Aeroporti duhej të kryente 1,351 fluturime të premten, duke pasë deri në 291,000 pasagjerë, por avionët u devijuan drejt aeroporteve të tjera në Britani dhe në të gjithë Evropën, ndërsa shumë fluturime me distanca të gjata u kthyen në pikën e tyre të nisjes.
Heathrow tha se do të ketë një numër të kufizuar fluturimesh të premten, kryesisht të fokusuar në zhvendosjen e avionëve dhe sjelljen e avionëve në Londër.
"Nesër në mëngjes, ne presim të kthehemi në funksionim të plotë, në 100%në funksionim si një ditë normale", tha shefi ekzekutiv i Heathroë, Thomas Woldbye.
"Ajo që do të doja të bëja është t'u kërkoj falje njerëzve të shumtë të cilëve u është ndikuar udhëtimi i tyre ... na vjen shumë keq për të gjithë shqetësimin".
Policia ka bërë të ditur se oficerët kundër terrorizimit janë duke bërë hetimet për rrethanat e zjarrit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.