Një aksident fatal ka ndodhur në Brescia të Italisë.
Siç raporton Blick, një aeroplan i vogël u rrëzua mbi një autostradë të martën.
Një video tregon aeroplanin duke lëvizur pothuajse vertikalisht drejt rrugës, i cili pastaj përplaset në autostradë.
Sipas raportimeve të medias, dy persona vdiqën në aksident. Këta ishin dy pasagjerët e aeroplanit të vogël. Mrekullisht, nuk pati të lënduar të tjerë.
Aksidenti thuhet se ndodhi pranë Azzano Mella në Brescia të Italisë, pranë një kryqëzimi autostradash. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.