Nëntë persona janë lënduar pasi aeroplani i “Ryanair” me destinacion Milanon u godit nga turbulenca të forta për shkak të një stuhie.
Fluturimi i së mërkurës, 4 qershor, i cili ishte nisur nga Berlini, u detyrua të bënte ulje emergjente në Gjermaninë jugore për shkak të incidentit, sipas Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Policia në Bavari tha se moti i keq e shtyu pilotin të ulej në Memmingen, i cili ndodhet 70 milje në perëndim të Mynihut.
Sipas raportimeve, mes të lënduarve është edhe një fëmijë dyvjeçar.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.