Avioni i kompanisë “Flybe” u detyrua të kthehet në aeroportin e Sauthemptonit pak minuta pasi kishte fluturuar për në Dublin.
Arsyeja nuk ishte ndonjë turbulencë ose ndonjë defekt teknik por ishte thjesht një bletë.
Pilotët e panë bletën në njërën nga paisjet për drejtimin e avionit dhe piloti ateroi pasi nuk deshi të rrezikojë.
Pas aterimit, inxhinierët ndërhynë në paisje dhe e larguan bletën që kishte ngordhur.
“Kemi qenë 10 ose 15 minuta larg Sauthemptonit, por më pas u njoftuam për një problem në sistemin e navigacionit. Kur piloti na njoftoi se kush e kishte shkaktuar, nuk e dinim nëse duhet të qeshnim apo të qanim”, është shprehur udhëtari Noel Rooney, transmeton Klan Kosova.
Kompania “Flybe” konfirmoi incidentin duke thënë se siguria e udhëtarëve është në rradhë të parë, prandaj për çdo shqetësim avioni mund të kërkojë ulje emergjente.
Avioni fluturoi sërish pas dy orëve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.