16.01.2017 · përditësuar para 3466 dite1 min lexim
Hulumtuesit që kishin filluar kërkimet në kampin nazist të përqendrimin në Sobibor, kanë zbuluar një varëse identike sikur ajo që dikur e mbante e famshmja Anne Frank, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ekspertët nga Izraeli, besojnë se varësja i përkiste Karoline Cohn, e cila e njohte shkrimtaren 14 vjeçare.
Sikurse Frank, Cohn kishte lindur në Frankfurt në vitin 1929.
Historianët thonë se ata kishin gjetur provat për vetëm dy varëse të këtij lloji.
Varësja e vogël në formë trekëndëshi, ka në të trija anët të gdhendura fjalët “Mazal Tov” në hebraisht, së bashku me datën e lindjes së Cohn dhe emrin e qytetit të saj në Frankfurt.
Arkeologët tani janë në përpjekje për të zbuluar mbetje të tjera të vajzës historike.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.