Lajmet e fundit

Një pjesë e tifozëve e përkrahën Kosovën duke shpalosur një baner në ndeshjen e Ligës së Evropës, të enjten mbrëma.
“Kosova është Shqipëri” thuhej në mbishkrimin e tifozëve të këtij klubi, që siç duket të jenë shqiptarë.
Megjithatë, kundër këtij baneri ka dalë klubi AEK, duke e dënuar ashpër këtë gjest, transmeton Klankosova.tv.
“AEK dënon paraqitjen qoftë edhe për pak sekonda në stadiumin tonë të një baneri me përmbajtje ekstreme nacionaliste. Gjë që nuk ka të bëjë absolutisht me themelet historike të shoqatës sonë, as sigurisht me atë që nënkupton që nga themelimi i saj”, thuhet në njoftim.
“AEK nuk ka nevojë të dëshmojë asgjë me fjalë, siç e ka bërë në praktikë në mënyra të padiskutueshme dhe me iniciativa që asnjë grup tjetër nuk ka marrë kundër luftës”.
“Lidhur me këtë incident të trishtuar dhe turpërues, PAEAEK deklaron se nuk do të qëndrojë kështu. Tashmë po marrim masa për të marrë përgjegjësinë për imazhin qoftë edhe momental – të përsëritur – që shqetësoi me të drejtë masën e madhe të botës sonë sportive, e cila tashmë e ka kundërshtuar fuqishëm”.