16.02.2019 · përditësuar para 2724 dite1 min lexim
Mesfushori francez, Adrien Rabiot, ka vendosur që t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës gjatë zezonës së verës.
Ai përfundimisht ka vendosur që ta braktisë skuadrën Paris Saint-Germain, shkruan Goal, Transmeton Klan Kosova.
Ndërsa edhe skuadra franceze është pajtuar që Rabiot të largohet pa pagesë pasi atij t’i ketë skaduar kontrata.
Ndër klubet më të interesuara për ta përvetësuar 23 vjeçarin kanë qenë Liverpool dhe Juventus dhe tani këtyre dyjave u janë shuar shpresat për ta realizuar një gjë të tillë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.