Como dhe Milani mbyllën xhiron e 16-të të mbetur të këtij edicioni në Serie A, e cila nuk u zhvillua shkaku i paraqitjes së Rosonerëve në Superkupën e Italisë.
Milani fitoi fal portierit Mike Meignan dhe mesfushorit Adrien Rabiot.
Como ishte skuadër më e mirë se Milani në pjesën e parë, dhe vetëm portieri Mike Meignan, e shpëtoi Milanin nga disavantazh i thellë, dhe kjo pjesë e lojës u mbyll 1-1.
Como kaloi herët në epërsi me golin e mbrojtësin Marc-Oliver Kempf.
Lucas Da Cunha ishte shumë afër të dyfishonte epërsinë, por gjuajtja e tij me kokë nga 4 metra, u ndal nga “Magic Meignan”, i cili bëri pritje të pabesueshme.
Dhe, kur pritej fundi i pjesës së parë, gabimin e vetëm në lojë të vendasve e shfrytëzuan mysafirët.
Alexis Saelemaekers e vodhi një top në mesfushë dhe e gjeti të lirë në vrapim e sipër Adrien Rabiotin, i cili u faulua brenda zonës nga Kempfit, dhe gjyqtari Marco Guida akordoi penallti, prej nga Christopher Nkunku e barazoi rezultatin.
Pjesa e dytë nisi njëjtë me Comon që mbante topin, dhe krijoi edhe dy raste të mira me Nico Paz, por edhe kësaj radhe ishte Mike Meignan që nuk lejoi porta e tij të tundej.
Dhe, gjërat nisën të ndryshonin. Milan kaloi në epërsi me golin e Adrien Rabiot, i cili u asistua nga Rafa Leao.
Lojtari më i mirë i ndeshjes, Rabiot, realizoi supergol nga 25 metra për rezultatin final 1-3.
Tri pikë për pozitën e dytë (43), apo tri më pak se lideri Inter.
Në fundjavë, Milani e pret Leccen, kurse Como udhëton te Lazio. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.