24.01.2019 · përditësuar para 2729 dite1 min lexim
Adriana Lima dhe i dashuri i saj, shkrimtari turk Metin Hara janë ndarë pas një lidhje që ka zgjatur një vit e gjysmë.
Modelja veterane e Victoria’s Secret dhe guru i psikologjisë pozitive ishin parë për herë të parë së bashku në muajin korrik të vitit 2017 në një jaht në Bodrum të Turqisë.
Ata ishin parë shumë të afërt me njëri-tjetrin në këtë udhëtim romantik, transmeton Klan Kosova.
Hara qysh atëherë ka qenë shumë i hapur ta shprehë dashurinë e tij për modelen në rrjetet sociale.
Gjatë lidhjes së tyre, ai kishte shpërndarë vazhdimisht fotografi të modeles dhe momente ku ata ishin së bashku.
https://www.instagram.com/p/BiuY06NAz8S/
https://www.instagram.com/p/BloG7NHAUvy/
https://www.instagram.com/p/BpPv4t6A4_y/
Për njëvjetorin e lidhjes së tyre, ai kishte postuar një fotografi të modeles në shtrat.
“Nëse ti je në shtratin tënd dhe unë në shtratin tim, njëri nga ne është në vendin e gabuar. Është bërë pikërisht një vit prej kur të kam takuar. Më ke bërë njeriun më të lumtur në tokë. Urime ditëlindjen engjëlli im. Gruaja ime e mençur, vend i prehjes time…jam rrugës për në shtëpi”, kishte shkruar ai.
https://www.instagram.com/p/Bj7XwTAgbqo/
Lima kishte njoftuar tërheqjen nga Victoria’s Secret në muajin nëntor pas 20 vjetësh që ajo ishte imazh i kësaj kompanie të njohur të rrobave të brendshme.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.