Lajmet e fundit

Çdokush që ka fëmijë në shtëpi, e di mirë se buzë kuqët dhe gjërat e tjera për grim, janë të papërmbajtshëm për ata, transmeton Klan Kosova.
Përveç se i pikturojnë fytyrat e tyre, në shënjestër kanë edhe muret e dyshemet dhe çdo gjë tjetër që ata mund të arrin me duart e tyre.
Por kësaj radhe një vajzë e vogël ka shkuar një hap më tej.
Kur ajo gjeti paletën me ngjyra të syve të tezës së saj, e cila nga jashtë duket si një çokollatë – nuk ka mundur t’i rezistojë më shumë.
18 vjeçarja Lauren Rincon nga Kalifornia, ka thënë për Mirror Online se ajo e kishte lënë paletën e saj në shtratin e saj para se të dilte jashtë për një orë.
Kur ajo u kthye e kuptoi se vajza një vjeçare (mbesa e saj), e cila ishte duke luajtur me lodra në dhomë, kishte zbuluar se ajo i kishte ngrënë ngjyrat në paletë.
Paleta e cila është në shitje për 39 funte në faqet e internetit, ka ngjyra që përmbajnë zbardhues kërpudhash të pyjeve.
Lauren ka kontaktuar fabrikën për të pyetur nëse ka pasur ndonjë përbërës i cili do të shkaktonte dëm në foshnjën.