Lajmet e fundit

Sipas psikologëve, një mik i mirë vlen më tepër se një grup shoqëror më i gjerë. Adoleshentët ishin pyetur se si i perceptonin marrëdhënien e tyre me një mik, një grup shoqëror dhe si i kishin përballuar problemet.
Kërkimet zbuluan se djemtë, në raste kur kishin ndonjë problem, këshilloheshin vetëm me mikun e tyre më të ngushtë, gjë që i bënte t’i tejkalonin situatat me më shumë besim dhe të gjenin zgjidhje më efikase.
Edhe vajzat kishin një mënyrë të ngjashme, por rrezikon më tepër, pasi ndonjëherë nuk mund të përballonin problemet dhe të fillonin pirjen e duhanit ose lëndëve narkotike, transmeton Klan Kosova.
Vajzat priren më tepër të fajësojnë veten kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, ndërsa djemtë gjithmonë mendojnë se nuk është faji i tyre, prandaj gjejnë “mekanizma të ndryshme” të përballimit të problemeve.
“Miqësia është shumë e rëndësishme për djemtë dhe vajzat, pasi ju ndihmon të tejkalojnë problemet që vijnë në këtë moshë. Studimi ka treguar që miku më i ngushtë i një mashkulli është edhe mbështetësi më i madh dhe njeriu më i besuar”, është shprehur Dr. Rebecca Graber nga Universiteti i Sussex.